Author: BKFSHN

8.9

Namazi është një nga adhurimet më të rëndësishme në Islam, që njihet si shtylla e dytë e fesë. Ajo kryhet pesë herë në ditë dhe ka për qëllim të forcojë lidhjen shpirtërore të muslimanit me Allahun. Rëndësia e Namazit Namazi është burimi kryesor i qetësisë dhe devotshmërisë. Ai ndihmon për të mbajtur zemrën të pastër, larg mëkateve dhe për të fituar kënaqësinë e Allahut. Kohët e Namazit 1. Sabahu (para lindjes së diellit). 2. Dreka (në mes të ditës). 3. Ikindia (në pasditen e vonë). 4. Akshami (pas perëndimit të diellit). 5. Jacia (natën vonë). Hapat e Faljes së Namazit…

Read More

Shtyllat e Islamit janë bazat kryesore të fesë islame, që çdo musliman duhet t’i zbatojë me besim dhe përkushtim. Ato përbëjnë themelin e jetës shpirtërore dhe praktike të një muslimani. 1. Shehadeti (Dëshmia e Besimit) Shehadeti është deklarata e besimit që thotë: “Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij.” Kjo është shtylla e parë dhe më e rëndësishme, sepse përfaqëson pranimin e Islamit. 2. Namazi (Falja e Pesë Kohëve) Namazi është adhurimi që kryhet pesë herë në ditë. Ai është një lidhje e drejtpërdrejtë midis njeriut dhe Krijuesit të tij dhe…

Read More

Takimi ka për qëllim: • Diskutimin mbi temat që prekin jetën e të rinjve në një këndvështrim islam. • Organizimin e aktiviteteve edukative dhe sociale. • Shkëmbimin e ideve për projekte dhe aktivitete të ardhshme për rininë. Ky është një rast i shkëlqyer për t’u lidhur me bashkëmoshatarët tuaj dhe për të mësuar më shumë rreth fesë dhe vlerave tona kulturore. Ju presim me kënaqësi! Adresa: Engene 703015 DrammenNorway

Read More

Një vështrim sado i thjeshtë në shoqëritë bashkëkohore do të na mundësonte të kuptojmë për zhveshjen e tyre nga vlerat shpirtërore. Për pasojë, sot, në këto shoqëri mund të vëresh avancim të madh teknologjik por edhe ngecje morale. Sejid Sabik [Allahu e mëshiroftë!], duke folur për këtë gjë, numëron tri pasoja të cilat kanë ardhur drejtpërdrejtë si shkak i anashkalimit të aspektit shpirtëror në këto shoqëri: Besimtarë të nderuar! Shoqëria njerëzore nuk është se ballafaqohet sot për herë të parë me këto dukuri devijante. Ato kanë ekzistuar edhe më parë dhe do të ekzistojnë. Ajo që neve na duhet është…

Read More

BKFSHN njofton të gjitha motrat muslimane se më 16 nëntor 2024 (e shtunë) në orën 12:00 do të fillojnë ligjëratat javore të dedikuara për gjininë femërore. Ligjëratat do të mbahen nga znj. Nermina Jonuzi dhe kanë për qëllim të ofrojnë dije dhe udhëzim fetar në një mjedis të ngrohtë dhe të hapur. Ftojmë të gjitha të interesuarat të marrin pjesë dhe të bëhen pjesë e këtij aktiviteti frytdhënës. Vendndodhja: Engene 703015 DrammenNorway Ju mirëpresim!

Read More

Vëllezër të dashur! Zekati është shtylla e tretë në Islam, pas dëshmisë dhe namazit, e që njëherazi është prej pesë themeleve të Islamit, bazuar në hadithin ku thuhet: “Islami është ngritur mbi pesë shtylla; dëshmia se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, shkuarja në haxh dhe agjërimi i ramazanit.” Obligimi i zekatit është i ngjashëm me obligimet tjera, si fjala vjen namazi, agjërimi apo haxhi, ndaj roli dhe pozita e tij është e njëjtë me adhurimet tjera, ndonëse në praktikë zekati Zekati krahas namazit ka ardhur…

Read More

Në vazhdën e aktiviteteve të Drejtorisë së Diasporës së Bashkësisë Islame të Kosovës, drejtori Ekrem ef. Simnica, i shoqëruar nga imami Fadil ef. Musliu, të dielën, më 17 prill 2022, kanë mbajtur një ligjëratë kushtuar muajit Ramazan në Qendrën Islame Kulturore Shqiptare në Norvegji. Drejtori Simnica në këtë ligjëratë foli për vlerën, rëndësinë dhe begatitë që i ka muaji Ramazan, por gjithashtu një pjesë të ligjëratës ia kushtoi edhe aktiviteteve, punëve dhe angazhimeve të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës. “Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në emër të institucioneve të saj dhe në emrin e Myftiut Tërnava, më…

Read More

Ndërgjegjësimi është një nga objektivat më fisnike në edukim. Ndërgjegjësimi nënkupton nivelin më të lartë të edukimit, nivelin në të cilin njeriu udhëhiqet nga vlerat dhe virtytet. Në këtë aspekt, rolin më të madh që dikush mund ta luajë në ndërgjegjësim është feja. Kjo për shkak të lidhjes së veprimeve tona me Allahun e madhëruar, Krijuesin tonë, Atë që di çdo gjë që bëjmë e veprojmë dhe atëherë kur të tjerët mund të mos na shohin a dinë çka veprojmë. Sot, në hytben e kësaj xhumaje, do të shpjegojmë një nga emrat e Allahut dhe ndërlidhjen e tij me ndërgjegjësimin.…

Read More

Allahu i Plotfuqishëm ka fuqi absolute, nëse do diçka, e bën, e nëse s’do, ajo nuk ndodh edhe nëse të gjitha krijesat bashkohen për të ndodh ajo gjë. Kjo i takon vetëm Atij, që ka emrat më të bukur dhe cilësitë më të larta. E prej emrave të Tij janë القوي- el-Kavij, المقتدر-el-Muktedir, që tregojnë madhështinë, forcën, fuqinë dhe pushtetin absolut të Plotfuqishmit. Ai nuk ka kufizime, sepse pushteti i Tij është absolut. Ai ka fuqi dhe qëndrueshmëri absolute, Ai është autoriteti më i madh, fuqia më e madhe, krenaria absolute, lavdia sublime dhe madhështia e përsosur, e të gjitha…

Read More
8.3

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, sot priti në takim ambasadorin e Norvegjisë z. Jens Erik Grondahl. Myftiu Tërnava i shprehu mirënjohje për përkrahjen që Norvegjia i ka dhënë Kosovës, vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera që ka Kosova me Norvegjinë dhe falënderoi për përkrahjen që shteti i Norvegjisë i jep Kosovës në të gjithë mekanizmat rajonalë dhe ata ndërkombëtarë. Ndërkaq, ambasadori Grondahl falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe çmoi kontributin e Myftiut dhe të BIRK-ut që po japin në ndërtimin e Kosovës tolerante, ku të gjitha fetë të jetojnë në paqe, harmoni dhe respekt të ndërsjellë.

Read More