Një vështrim sado i thjeshtë në shoqëritë bashkëkohore do të na mundësonte të kuptojmë për zhveshjen e tyre nga vlerat shpirtërore. Për pasojë, sot, në këto shoqëri mund të vëresh avancim të madh teknologjik por edhe ngecje morale. Sejid Sabik [Allahu e mëshiroftë!], duke folur për këtë gjë, numëron tri pasoja të cilat kanë ardhur drejtpërdrejtë si shkak i anashkalimit të aspektit shpirtëror në këto shoqëri:
- Shthurja dhe degjenerimi moral
- Glorifikimi (shenjtërimi) i forcës deri në nivel adhurimi, dhe
- Pasiguria dhe destabiliteti si shkak i armatimit (të rëndë e të lehtë) dhe kërcënimit me luftëra.
Besimtarë të nderuar! Shoqëria njerëzore nuk është se ballafaqohet sot për herë të parë me këto dukuri devijante. Ato kanë ekzistuar edhe më parë dhe do të ekzistojnë. Ajo që neve na duhet është ndërtimi i një sistemi vlerash e tiparesh që përbëjnë një mur të pakalueshëm për këto dukuri. Kjo është ajo çfarë Islami bëri që nga dita e shpalljes së tij: ndaloi dukuritë negative dhe ftoi në përmirësim e rregullim. Shoqëria, sipas kriterit hyjnor, nuk do të destabilizohet përderisa ka për themel vlerat. Allahu thotë:
وَمَا كَانَ رَبُّكَ لِيُهْلِكَ الْقُرَىٰ بِظُلْمٍ وَأَهْلُهَا مُصْلِحُونَ
“Zoti yt kurrë nuk do t’i shkatërronte qytetet padrejtësisht, nëse banorët e tyre do të ishin të ndershëm.” [Hud, 117]
Xhematlinj të respektuar! Islami, me këtë vizion që ka për shoqërinë, gjithsesi se ka trajtuar edhe problemin e sjelljeve devijante, të cilat kërcënojnë potencialisht mbarëvajtjen e jetës shoqërore.
- Islami ndalon çrregulliminNë shumë ajete kur’anore është shpjeguar, përgjithësisht, se çrregullimi nuk është tipar i besimtarëve, ose, thënë më mirë, nuk guxon të jetë. Kjo për shkak se të tillët janë të përjashtuar nga dashuria e Allahut. Ata që shkaktojnë parregullsi, trazira, probleme, ata nuk janë të dashurit e Allahut. Allahu xh.sh., thotë:وَلَا تَبْغِ الْفَسَادَ فِي الْأَرْضِ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْمُفْسِدِينَ“…Mos kërko ngatërresa në Tokë, sepse Allahu nuk i do ngatërrestarët.” [Kasas, 77]
- Çrregullimi si imazh i hipokritëve dhe pabesimtarëveBile, çrregullimi është radhitur në listën e veprave me të cilat njihen hipokritët. Por, ajo që ia vlen të përmendet është se botëkuptimi i tyre për këtë vepër të shëmtuar është edhe më i shëmtuar. Ata të keqen e shohin për të mirë ndërsa të mirën për të keqe. Ky është defekti i tyre logjik. Ja si na i përshkruan Allahu hipokritët dhe pabesimtarët. Në lidhje me hipokritët thotë:وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ لَا تُفْسِدُوا فِي الْأَرْضِ قَالُوا إِنَّمَا نَحْنُ مُصْلِحُونَ أَلَا إِنَّهُمْ هُمُ الْمُفْسِدُونَ وَلَٰكِن لَّا يَشْعُرُونَ“Kur u thuhet: “Mos bëni çrregullime në tokë!” – ata thonë: “Ne bëjmë vetëm përmirësime në tokë!” 12. Por jo! Në të vërtetë, pikërisht ata janë shkaktarët e çrregullimeve, ndonëse nuk e ndiejnë.” [Bekare, 11-12] Ndërsa përkitazi me pabesimtarët, si shembull do të marrim Faraonin, njeriun më mizor, njeriun që nga arroganca nuk u kursye as të shpallte veten për Zot, e i cili “këshilloi” popullin e vet të mos i bindeshin Musait a.s., për shkak se ai kishte ardhur për të shkaktuar çrregullime.إِنَّ فِرْعَوْنَ عَلَا فِي الْأَرْضِ وَجَعَلَ أَهْلَهَا شِيَعًا يَسْتَضْعِفُ طَائِفَةً مِّنْهُمْ يُذَبِّحُ أَبْنَاءَهُمْ وَيَسْتَحْيِي نِسَاءَهُمْ إِنَّهُ كَانَ مِنَ الْمُفْسِدِينَ “Me të vërtetë që Faraoni madhështohej në Tokë dhe banorët e saj i kishte përçarë në grupe; disa prej tyre i përndiqte, ua vriste fëmijët meshkuj, ndërsa femrat ua linte gjallë. Ai ka qenë vërtet keqbërës.” [Kasas, 4]
- Kualifikimi i çrregulluesveNga këto përshkrime hyjnore për çrregulluesit ne mësojmë edhe për karakteret e tyre. Ata janë të prirë që të zezës t’i thonë e bardhë ndërsa të bardhës e zezë. Ata, jo vetëm që mendojnë se kinse janë duke bërë mirë, duke reformuar, porse kanë dhe një gjuhë të ashpër që të kritikojnë të tjerët, në këtë rast reformuesit e mirëfilltë, se kanë devijuar nga e vërteta. Krahas këtyre dy vetive të tyre, Kur’ani na sjell dhe një veti tjetër, atë të refuzimit me mendjemadhësi të së vërtetës.وَإِذَا قِيلَ لَهُ اتَّقِ اللَّهَ أَخَذَتْهُ الْعِزَّةُ بِالْإِثْمِ“Kur atij i thuhet “Kije frikë Allahun!”, ai mburret dhe bën më shumë të këqija…” [Bekare, 206]Të nderuar vëllezër! Le të vazhdojmë tua ofrojmë njerëzve Islamin si zgjidhje Ky është Islami dhe kjo është ftesa e tij për në jetë të qetë dhe të lumtur. A-ja dhe ZH-ja e teorisë islame për stabilitetin dhe mirëqenien shoqërore është thirrja për në përmirësim të gjendjes shoqërore dhe ndalimi nga çrregullimi. Kështu do të rezultonim me një standard jetese në të cilin siguria për jetën, nderin dhe pasurinë do të ishte në nivelet më të larta. Këtë sistem, me këto vlera, gjithsesi se duhet tua ofrojmë të tjerëve, jo si alternativë, por si të paalternativë. Ky sistem është shpirt, pa të cilin nuk ka jetë, është vlerë, me të cilën njerëzimi arrin qetësinë e shpirtit dhe kënaqësinë e jetës.
