”Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbërsit !”
RREGULLORJA E FONDIT PËR PËRCJELLJEN E KUFOMËS PËR VENDLINDJE
Me këtë rregullore përcaktohen:
- Themelimi i fondit për përcjelljen e kufomes për vendlindje.
- Grumbullimi i mjeteve ( të hollat ) për fondin e kufomës.
- Menaxhimi i fondit të kufomës.
- Mbikqyrja e fondit të kufomës bëhet prej tre personave të autorizuar.
Këto mjete grumbullohen nga antarët e Bashkësis Kulturore dhe Fetare Shqiptare, ku për antarsim në këtë fond është caktuar shuma vjetore:
Ju lutemi që pagesa të bëhet deri me daten e paraparë, përndryshe nuk vlen mbas kësaj date.
- Për çdo anëtarë duhet paguarë nga 200 kr.
- Vërejtje: Ata të cilët nuk jan anëtarë të Bashkësisë nuk ju vlen pagesa e fondit.
Çdo anetar qe behet anetar ne Bkfshn ne vitin e par perfiton 50% te shpenzimeve.
Ndersa nga viti I dyte perfiton mbulimin e shpenzime 100%.
Pagesa duhet te bëhet 1 her në vit me rregullesi nga anetaret.
Fondi i kufomës i mbulon të gjitha shpenzimet e pregaditjes, dhe përcjelljen e kufomës për në vendlindje.
OBS! Antarë të këtij fondi mund të bëhen edhe musafirët që vijnë nga vendlindja apo vendet tjera për vizit (mysafir) duke paguar nga 2000 kr. për person.
Informata shtesë: Të gjithë ata që dëshirojnë të marrin informacione në lidhje me të hyrat dhe të dalat, ose kanë nevojë për një raport lidhur me fondin e Kufomave, mund të dërgojnë një e-mail në adresën Bkfshn@hotmail.no.
Anëtarët e fondit janë përgjegjës për të siguruar që pagesat të kryhen në mënyrë të rregullt. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për rikujtimin e pagesave apo dërgimin e faturave. Për çdo pyetje apo informatë shtesë, ju mund të na kontaktoni në adresën e email-it të qendrës ose përmes uebfaqes sonë: www.bkfsh.no.
| KID ( emri dhe mbimeri) | Kroner / Øre | Til konto |
| 1638.19.30703 |
